Shoferët mund të gjobiten nëse vozisin me këpucë joadekuate

Shoferëve në Angli mund t’u shqiptohet një gjobë prej 5000 funtave për veshjen e këpucëve të gabuara për vozitje.

Në thelb, nëse këpucët ose veshjet tuaja ju pengojnë të përdorni siç duhet kontrollet në automjet, mund të keni telashe.

Nëse një oficer policie ju ndalon dhe i konsideron këpucët tuaja si të papërshtatshme, ju do të dënoheni me arsyetimin ‘Drejtimi i automjetit pa kujdes dhe vëmendje të duhur’j.

Dënimi vjen me një gjobë fikse prej 100£ së bashku me minus tre pikë në patentën tuaj të drejtimit.

Megjithatë, sipas RAC : “Dënimi maksimal këtu është nëntë pikë në licencën tuaj dhe një gjobë prej 5,000 £.”