Ronela Hajati e ka ndarë mendjen, o e mbuluar o s’ka! Sërish veshja e këngëtares lë “gojë hapur” europianët

Ronela Hajati, e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion 2022 ditën e sotme ka parakaluar në tapetin e kuq të Eurosong.

Ajo çfarë ra në sy të mediave ndërkombëtare është veshja e Ronelës e cila është shfaqur sërish e mbuluar. Me një mantel të gjatë shumëngjyrësh dhe me një kapele të madhe, këngëtarja shqiptare ka ditur përsëri të shkaktojë zhurmë.

“Kjo është një ëndërr e madhe për secilin artist, një prej skenave më të mëdha në Evropë në të cilat mund të performosh. Dua ta respektoj këtë mundësi jetësore të cilën nuk dua ta çoj dëm”, tha Ronela para gazetarëve.