Hurryiet: Vjosa Osmani u operua në Antali për t’i hequr kilogramët e tepërt

Një prej gazetave më të mëdha turke “Hurryiet”, ka shkruar se Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i është nënshtruar një operacioni në Antali për heqjen e kilogramëve të tepërt.

Sipas Hurryiet, Osmani ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia, e cila pas operacionit gastroektomik, është kthyer në Kosovë.

Gazeta ka shkruar se nga fotografitë që janë shpërndarë së fundmi në rrjete sociale, është vërejtur humbja e madhe e peshës së saj.

Sipas këtij artikulli, operacioni u krye nga anëtari i Fakultetit të Universitetit Akdeniz, Ajhan Mesci. Ai i bëri të njohura ndërhyrjet kirurgjikale laparoskopike duke kryer për herë të parë operacione të transplantit të fshikëzës së tëmthit, hernies, zorrëve të trasha, gjëndrës mbiveshkore dhe veshkave duke përdorur metodën laparoskopike me një vrimë (SILS).

Sipas sqarimit nga gazeta, operacioni të cilit i është nënshtruar presidentja, ndihmon përafërsisht në heqjen e kilogramëve për 80%. Si rezultat, sasia e konsumuar e ushqimit në mënyrë natyrale ulet, dhe pason humbja rapide e peshës. /GazetaExprss/