




Heroi rus i shpallur në kampion bote në konkursin ndërkombëtar të luftës së tankeve, ka mbetur i v dekur gjatë luftës në Ukrainë.
Ai u dërgua nga presidenti rus Vladimir Putin për të luftuar kundër ushtrisë ukrainase.
Bëhet fjalë për 25 vjeçarin, Bato Basanov, nga Buryatia, i cili ishte pjesë e një ekipi rekord të tankeve që performoi vitin e kaluar në lojëra lufte përballë ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Valery Gerasimov.





Mediat e huaja bëjnë me dije se tanku i tij u godit nga forcat ukrainase dhe i riu mbeti i v dekur bë vend. Nëntetari Basanov u nderua vitin e kaluar për “lavdërimin e Rusisë duke u bërë kampion bote në biatlonin e tankeve”.