“Lamtumira e fundit”, yjet e njohur të futbollit mblidhen në funeralin e Raiolës

Një mori emrash të mbushur me yje ishin të pranishëm për të bërë nderimet e tyre në funeralin e super agjentit Mino Raiola në Monte Carlo.

Erling Haaland i Borussia Dortmund, iu bashkua lojtarëve si Zlatan Ibrahimovic i Milan dhe Gianluigi Donnarumma i PSG-së në shërbimin e djeshëm për njeriun që i përfaqësoi ata. Por gjithashtu gjendeshin aty edhe Nedved, Kluivert, Verratti etj.

Raiola, i cili kishte jetuar në Principatë për disa vite, v diq të shtunën pas një beteje me sëmundjen në moshën 54-vjeçare.Fillimisht ai qëndroi në spital në fillim të vitit dhe iu nënshtrua një operacioni shumë delikat në janar.

Javën e kaluar, mediat italiane kishin pretenduar gabimisht se ndërmjetësi i futbollit kishte ndërruar jetë, gjë që më pas u raportua nga shtypi botëror.

Megjithatë, familja e tij konfirmoi lajmin e hidhur për v dekjen e tij vetëm dy ditë më vonë.

Raiola vuante nga një sëmundje e mushkërive, sipas gazetës gjermane “Bild”, përpara se të vdiste.

V dekja e tij tronditi botën e futbollit dhe shumë nga lojtarët që ai përfaqësoi gjatë gjithë karrierës së tij udhëtuan në Monako për ta nderuar atë në një ceremoni private të mbajtur për familjen dhe miqtë e ngushtë në kishën Saint-Charles./ h.ll/albeu.com