Hajduti me “zemër të madhe”, i vjedh makinën dhe i “dhuron” biçikletën

Pasi të shihni video e mëposhtme do të mendoheni dy herë kur të fusni makinën në garazh, pasi nuk do të guxonit të linit çelësat brenda mjetit, pasi ka njerëz që ju vëzhgojnë.

Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Agua Caliente Në Meksikë, pasi një hajdut me biçikletë i është vënë pas një gruaje me makinë, deri në derën e shtëpisë.

Sapo gurja ka ndaluar makinën dhe ka zbritur nga mjeti për të hapur derën e garazhit, ky i fundit ka lënë biçikletën dhe i ka hipur mjetit dhe është “arratisur”.

Një vjedhje e hidhur për gruan pasi humbi një makinë që kushton mijëra dollarë, por si ngushëllim mund të mbajë biçikletën e hajdutit.