Вabai i Ilvi Metëѕ tregon detajin e triѕhtë: Im bir kishte kërkuar pak bukë para se të…

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e trishtë e mbrëmjes së djeshme në komisariatin e Kavajës, aty ku 31 vjecari Ilvi Meta thuhet se i dha fund jetës së tij me lidhëse.Baba i Ilvi Metës ka treguar momentet e fundit që pati kontakt me djalin e tij, përmes efektivëve.

Ai tha mbrëmjen e sotme për “Top Story” se një efektiv i afërm i kishte çuar në shtëpi rripin dhe i kishte treguar se Ilvi donte ushqim në qeli.“Kur polici më pruri rripin, më tha që Ilvin e kanë ndaluar, prandaj të erdha ti solla te shtëpia. Tha çoji gjë për të ngrënë, unë i thashë Irenës t’i çonte ushqim”, tha babai, Agimi.

Ishte e motra e Ilvit, Irena, që i çoi për të ngrënë, duke ia dorëzuar efektivët pasi nuk e kishin lënë ta takonte. “Nuk e kam takuar se s’më kanë lënë të hy brenda.Polici më ka thënë që Ilvi do të haj, do ushqim. Un kam shkuar i bleva byreqe dhe ujë ia çova. Më pa pak çuditshëm.

Kujt Ilv tha, Ilv Metës i thashë”, tha e motra e viktimës.Familjarët e 31-vjeçarit që u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme në komisariatin e Kavajës kanë hedhur dyshime të forta se Ilvi Meta është kër cënuar nga efektivët e policisë.