Ministrja gjermane e Mbrojtjeѕ vjen në Sarajevë, рlanifikon ta vizitojë edhe Koѕovën

Një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, i kryesuar nga Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, sot po qëndron vizitë zyrtare në Bosnjë e Herecegovinë, shkruajnë mediat atje.

Lambrecht përpos Bosnjës raportohet se ka planifikuar vizitë edhe në Serbi dhe Kosovë, transmeton Reporteri.net.

Gjatë qëndrimit në Bosnjë, sipas ambasadës gjermane në BeH, një takim me komandantin e EUFOR-it, gjeneralmajor Anton Wessely do të mbahet në kampin Butmir.

Bisedimet do të fokusohen në situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Evropë, ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe situatën politike në Bosnje dhe Hercegovinë. /Reporteri.net.