Zbulohеn ѕеkrеtet e jetës familjare të Ѕаimirit që kërkon nuѕе ѕhqiрtare, рѕе nuk tregoi se prindërit e tij… ?!

Me pjesëmarrjen ne spektaklin “Love Story”, djali më fizikun perfekt po komentohet si beqari më yll i momentit. Djaloshi që i ka bërë të gjithë ta diskutojnë, është ai që do t’u japë mundësinë 18 vajzave të njihen dhe të dalin në takime romantike me të

Ish-futbollisti tashmë biznesmen është xhentëlmeni që ka bërë për vete mijëra shikues e më në fund nuk është më i panjohur. Ai jeton e punon mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, është një financier dhe sipërmarrës i suksesshëm i disa bizneseve.

Pasioni i tij është sporti dhe kjo duket qartë nga fiziku i tij, ndërkohë që sapo ka fituar titulli “princi modern”, pasi 18 vajza kanë hyrë në garë për të. Saimiri është në kërkim të dashurisë së jetës dhe do ta gjejë atë në sytë e gjithë botës, pas këshillës nga e ëma e tij, e cila i ka vënë detyrë që të martohet me një vajzë shqiptare.

Gjatë klipit prezantues, folën për këtë vendim të tij dy prindërit dhe motra më e vogël, e cila i këshilloi vajzat që ta kenë kujdes vëllain, edhe pse në fillim nuk ishte dakord që ai të merrte pjesë në një format të tillë.

Ndërkohë, e ëma, një bionde sharmante, u shpreh se edhe pse djali jetonte i vetëm, ajo sërish nuk rrinte pa i gatuar kekun e tij të preferuar apo pa i bërë gati valixhen kur ai nisej për një udhëtim, si ky i fundit në Tiranë, ku misioni i tij është të gjejë gruan e jetës.

Nga ana tjetër, babai, të cilin Saimiri e cilësoi modelin e tij, u shpreh se me të birin janë më shumë si shokë sesa si babë e bir. Por edhe pse nga produksioni nuk u përmend fakti që Saimiri është djali i dy prindërve të div orcuar, në klipin e transmetuar në ekran, ra në sy që intervistat prindërit e tij i dhanë të ndarë dhe nga ambiente të ndryshme.

Për këtë histori personale të mbajtur të fshehtë, burime për “Panorama Plus” kanë treguar se e vërteta është që prindërit e tij janë të divorcuar dhe kanë rënë dakord jo më njëri-tjetrin, por secili me djalin, që ai të merrte pjesë në këtë program.

burimi: Panorama Plus