




Që kur ka filluar lufta në Ukrainë jeta e shumë njerëzve është kthyer në dramë ose tragjedi. E tillë është edhe historia e një 23 vjeçareje e cila ka humbur këmbët pas një bombardimi në qytetin e saj.
Por pavarësisht kësaj, partneri i saj nuk ka hequr dorë dhe çifti është martuar së bashku.
Dasma është bërë në një spital në Lviv, ku 23-vjeçarja Oksana dhe partneri i saj, Viktori, i kanë thënë po njëri-tjetrit dhe kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.





Videoja, e shpërndarë nga Euromaidan Press tregon momentin kur Viktor mban në krahë bashkëshorten e tij.
Oksana humbi këmbët e saj pasi një minë shpërtheu gjatë luftës në Ukrainë. Që atëherë, çifti është evakuuar nga Lysychansk në Lviv në Ukrainën perëndimore.