Çrregullim humori, trishtim dhe humbje e interesit/ Këto ushtrime të vogla ndihmojnë në kalimin e depresionit

Depresioni është një çrregullim humori që shkakton një ndjenjë të vazhdueshme trishtimi dhe humbje të interesit.

Për disa njerëz kjo është një mënyrë jetese, por të tjerët mund të përjetojnë periudha depresioni herë pas here. Pavarësisht nëse vuani apo jo nga çrregullimi i humorit, një studim i ri ka gjetur efektet e thella që edhe pak ushtrime kanë në ngritjen e humorit.

Një studim i publikuar së fundmi në Journal of the American Medical Association Psychiatry, zbuloi se stërvitja, “në nivele nën rekomandimet e shëndetit publik”, prodhoi përfitimet më të rëndësishme të shëndetit mendor.

Hulumtimi i fundit, gjeti lidhjen me simptomat e përmirësuara të depresionit. Ai vuri në dukje se edhe ndryshimet e vogla si një shëtitje e shkurtër sollën përmirësimet më të forta të shëndetit mendor.

Në meta-analizën e 15 studimeve që përfshinin rreth 190 mijë njerëz, studiuesit kërkuan të përcaktojnë se sa ushtrime nevojiten për të reduktuar depresionin.

“Rezultatet tona tregojnë një lidhje të kundërt me ndryshimet më të mëdha në rrezik të vërejtura midis dozave të ulëta të aktivitetit fizik, duke sugjeruar se shumica e përfitimeve realizohen kur kalohet nga mungesa e aktivitetit në të paktën disa”, thuhet në raport.