Rikthehet ‘Në Kurthin e Piter Pan’, Ilir Shaqiri: Sa herë shikoj diellin, mendoj për gruan

Është rikthyer në TV Klan emisioni aq i dashur me fëmijë “Në Kurthin e Piter Pan 5”. Një nga të ftuarit e spektaklit ka qenë ikona e baletit shqiptar, Ilir Shaqiri, i cili u është përgjigjur “pa dorashka” pyetjeve të fëmijëve pjesëmarrës në këtë emision.

Balerini ka treguar më shumë rreth marrëdhënies së tij me bashkëshorten, duke thënë : Sa herë që sheh diellin, mendon për të.

Stefi: Ke 21 vjet që je i martuar, a e pëlqen më gruan tënde, po apo jo?

Ilir Shaqiri: Pyetja është shumë e bukur dhe unë do t’i përgjigjem me 2 fjalë: Sa herë që shikoj diellin, unë mendoj gruan time. Sot, për fat të keq ra shi, nuk kishte shumë diell, por sot kemi një diell tjetër që është Fiter Bajrami, kështu që “Gëzuar të gjithëve dhe shëndet dhe mbarësi paçi”.

Alketa Vejsiu: 5 muaj pa gruan, si është jeta kur je përditë me gruan?

Ilir Shaqiri: Realisht në disa momente ndjehesh: O Zot ku jam dhe ku do të isha në kuptimin që ku do të isha dhe se çfarë do të bëja të themi.

Alketa Vejsiu: Çfarë të mungonte më shumë nga rituali i jetës së përbashkët me Emanuelën?

Ilir Shaqiri: Më mungonin shumë gjëra. Më mungonte fjala, më mungonte shikimi, më mungonte ëmbëlsia, por tani aty brenda shtëpisë ndodhin disa mekanizima që janë “anti-njerëzore” sepse ti transformohesh…

Alketa Vejsiu: Po, për shembull fle 21 vjet me gruan dhe papritur fle për 5 muaj me 25 veta…

Ilir Shaqiri: Pikërisht!

Alketa Vejsiu: Interesant, shumë interesant.