Detajet e ngjarjes në Korçë! Fëmija 1 muaj i pajetë në dollap, ja si e kuptoi burri i sapokthyer nga emigrimi

Detaje rrëqethëse janë mësuar nga ngjarja makabër në Korçë, ku një foshnje e porsalindur u gjet e pajetë në ambientet e një banese në lagjen nr.15 të qytetit.

Dyshohet se foshnja është futur në valixhe pas lindjes nga nëna e saj, e cila thuhet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Këtë gjë të paktën pohojnë disa nga fqinjët.Foshnjën e ka gjetur të pajetë në banesë bashkëshorti i gruas.

Burri kishte rreth 1 muaj që ishte kthyer nga emigracioni dhe kishte konstatuar erë të keqe në dollap, por pa qenë fillimisht ne gjendje ta përcaktonte shkakun, deri në momentin që zbuloi këtë të hënë, foshnjën e pajetë në valixhe.

Bashkëshorti i ka thënë policisë se fëmija që u gjet i pajetë nuk ishte i tij, pasi ai kishte rreth 1 vit që ndodhej në emigracion, saktësisht në Greqi.Ndërkohë që çifti ka edhe një fëmijë tjetër 15 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.Kjo ngjarje ka lënë pa fjalë gjithë banorët e zonës dhe jo vetëm, pasi është vërtet një ngjarje aspak e zakontë dhe duket sikur është skenë e një filmi horror.