“Nëse unë iki kuѕh do t’i rriѕë vajzat e mia?”, Klaudia Нila rrëfen рër herë të parë çastin e vëѕhtirë

Mes lotësh Klaudia Hila rrëfeu mbrëmjen e kësaj të shtune në “E Ardhmja është vajzë” momentin më të vështirë në jetë. Regjisorja tregoi për periudhën kur vite më parë pati një problem shëndetësor dhe frikën që kishte për dy vajzat e saj të vogla. Në veçanti Hila kujton një javë nga ajo periudhë të cilën thotë se nuk do ta harrojë kurrë.

“Kam pasur një moment problematik shëndetësor, diku nga viti 2004. Qe vërtetë një përballje pak e vështirë në momentin e parë pasi dihet që problemet shëndetësore njeriu nuk i ka në dorë. Mund të ketë në dorë që të jetë optimist, por jo vazhdueshmërinë. Mendoj që isha me fat. Një gjë që e kapur krejt rastësisht në një moment të caktuar.

Shkova për një shoqen time, i thashë do vij unë për ty meqë ti ke frikë, do vizitohem dhe unë. Ishalla nuk dal unë sëmurë duke bërë humor dhe ashtu rezultoi në fakt. Pata një lloj problematike. Bëra një operacion në Itali, ia dola mbanë. U përsërit diçka përsëri pas një viti këtu pastaj me gjinekologun Ben Pepa, i cili më ka ndjekur prej vitesh. Herën e dytë ia dolëm mbanë. Me kujdesin e mjekut, vizitat e vazhdueshme mendoj që në ditët që po flasim janë gjëra të hedhura pas krahëve”.

“Vetëm 1 javë ka qenë vërtetë problem, kur do merrej biopsia edhe të them të vërtetën edhe pse jam shumë optimiste, atë javë nuk do ta harroj kurrë në jetën time. Sepse Ketlin ishte 2 vjeç, Meryl ishte 8 vjeç dhe mendoja gjithmonë këtë pjesën, gjëra që ndodhin… Thoja gjithmonë nëse do iki kam babin atje që më pret.

E vetmja gjë që më ka turbulluar dhe që nuk e harroj atë lloj emocioni ka qenë fakti nëse unë iki cili do të jetë ai personazh që do t’i rrinte me kaq shumë dashuri të dyja vajzave, sepse sado që babai i tyre ishte shumë i dashur etj, por për fatin tim të mirë Meryl ishte rritur nga prindërit e mi me një dashuri të jashtëzakonshme, ishte bërë si vajza e 3 e shtëpisë.

Dhe thoja dakord mirë, Meryl do e çoj tek mami. Ndërkohë që Ketlin në ato momente më ndihmonte tezja e Adit, që është shumë me vlera, edhe thoja sido që të jetë edhe nëse nuk do të mundet mami, kam tezen që duke e njohur shumë mirë Ketlin do të arrijnë që të paktën në vitet e para do t’ia dilnin mbanë të gjithë palët.”/tvklan.al