“Efekt katastrofik”/ Lufta në Ukrainë “çmend” tregjet ndërkombëtare, çmimet globale të ushqimeve rriten me 34 %

Samantha Power, administratorja e Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar, tha se ndikimet e luftës në Ukrainë përfshijnë mungesat dhe çmimet e larta globale të ushqimit, duke thënë se “puna jonë është ta shikojmë atë globalisht” kur u pyet nëse pasojat në mbarë botën reflektojnë një luftë botërore që po fillon, shkruan CNN.

“Është vetëm një tjetër efekt katastrofik i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Putini,” tha Power.

Kjo vjen pasi Presidenti i SHBA Joe Biden i bëri presion Kongresit të që të konsideronte furnizimin e Ukrainës me një paketë shtesë ndihme prej 33 miliardë dollarësh, me 3 miliardë dollarë të ndara për ndihmën humanitare dhe financimin e sigurisë ushqimore.