“Më thanë se kiѕhte νdekur”, nënë e bir përloten tekѕa rrëfehet takimi i tуre i fundit

Hekria nuk mundi të zgjidhte dot babain e duhur për djalin e saj, i cili e braktisi të birin ende pa lindur, por ajo zgjodhi të ishte një nënë e vetme në një kohë të vështirë. E re, e vetme dhe me një djalë që u detyrua ta linte në një jetimore në Durrës vetëm për të mundur të bënte diçka për të, ajo shkonte dhe e takonte Rudinin e saj çdo dy javë.

Në kthimin e saj pas në kohë, merr pjesë edhe Rudini ose siç e njeh veten ai sot, Altini, i cili ndodhet pas ekranit të “Ka Një Mesazh Për Ty” duke dëgjuar nënën e tij biologjike, të humbur prej kohësh.

Takimet e tyre, deri kur Rudini ishte 4 vjeç, Hekria i kujton me duart e të birit që i rrethonin fort belin dhe fjalë lutëse për të mos u larguar. Kjo, deri në takimin e tyre të fundit, përpara se ajo ta humbte atë për shumë vite dhe të vihej në kërkim të tij, i cili e shpuri në “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Hekria: Kur kam shkuar për herë të fundit që do bënte 4 vjetët, roja i portës më tha “po pse ke ardhur?”, i thashë “të takoj Rudinin”. “Nuk është Rudini, Rudini ndërroi jetë”, tha. Nuk e dija se ku isha… që unë për atë Rudin jetoja. Edhe pse më tha kështu, mua sikur më ngrohej këtu, një zë më thoshte që “jo”. I thashë “më jep ndonjë dokument, të shikoj ku është djali”, tha “jo, ik e mos hajde më”. Ika.

Ky është një nga momentet rrënqethëse të historisë së Hekries, teksa Altini apo Rudini i saj po dëgjon se si rrethanat dhe kthesat e forta të jetës e kanë ndarë nga gjiri i nënës së tij. Por lutjeve të saj iu përgjigj një i njohur, i cili i zbuloi një takim krejt të rastësishëm.

Gjatë kësaj kohe, kalojnë vitet, u futa dhe në punë, më rrinte mendja te Rudini. Plasi eksodi i ‘90’s, kam pasur një komshi afër në Kavajë. ’90-’93 ka qenë kur vjen pas 3 vjetësh ky komshiu e më thotë “hajde të të them një fjalë të mirë. A e di se unë kam udhëtuar me Rudinin në një anije, me djalin tënd?”, i thashë ‘’çfarë thua”? , tha “kam udhëtuar me djalin tënd deri në Gjermani, ai ka ikur në Lion të Francës dhe unë ndenja në Gjermani’, kujton nëna momentin tronditës kur mësoi se i biri ishte gjallë./tvklan.al