19-vjeçari ndërroi jetë në rrugë, meѕazhe pikëllueѕe nga ѕhkolla e tij: Iѕhte mik i të gjithëve

Edhe sa jetë të rinj dhe të rejash do humbin në këto rrugët tona? Edhe sa herë do i lyjemë me gjak këto rrugët tona? Edhe sa jetë njerëzish duhet te humbin që në të ndërgjegjësohemi që me timonin e makinës nuk bëhet shaka?

Edhe sa raste duhet të ndodhin që në rrugët tona të vihet sinjalistika e munguar? Edhe sa raste duhet të ndodhin që ne shqiptarët të ecim në rrugë si gjithë bota?Personi që shihni është 19-vjeçari Armando Pacani i cili humbi jetën dje në ak sidentin tragjik në rrugën Lezhë-Shëngjin.

I riu ka qenë vetë drejtues i mjetit i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës.Mësohet se 19-vjeçari ishte nxënës i shkollës profesionale “Kolin Gjoka” dhe kjo e fundit ka publikuar edhe një mesazh prekës për ndarjen nga jeta para kohë të nëxnësit të tyre.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmi për humbjen e nxënësit të vitit të tretë të shkollës tonë, Armando Pacani.

Shokët, shoqet dhe stafi pedagogjik i shkollës nuk do të harrojnë kurrë, Armando.Ishe një djalë shumë i edukuar, shumë punëtor dhe mik i të gjithëve, por ky aksident i mallkuar të ndau nga familja, të afërmit, miqtë, shokët dhe shoqet. Shpirti jot pushoftë në paqe Armando! Zoti i forcoftë prindërit, vëllain dhe të gjithë të afërmit!Jemi pa fjalë!”, shkruhet në njoftimin e shkollës në rrjetet sociale.