Lajthit moti, zbardhet kryeqyteti (foto)

Një ditë e nisur me diell, por që rezultoi të mos përfundonte e tillë. Një furtunë shiu para pak minutash është shndërruar në një stuhi breshëri në kryeqytet.

Nga fotot e siguruara nga “BallkanWeb” duket një sasi e madhe breshëri e cila ka përfshirë të gjithë kryeqytetin dhe sidomos zonen e Dajtit.Lajthit moti në Tiranë, zbardhet kryeqyteti (foto)Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në rrugë në lidhje me lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve.

Deri tani nuk kemi një informacion të saktë nëse ka dëme të shkaktuara.Reshjet intensive të shiut që nisën këtë pasdite kanë shkaktuar probleme në Tiranë, raporton abcnews.al. Siç shihet nga pamjet reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në zonën e Unazës së re, pranë ish-uzinës së autotraktorëve.Në këtë aks ka rrëshqitje dherash duke e bërë të rrezikshme lëvizjen e automjeteve. Po ashtu,

“Rruga e Kokonozve” ne kryeqytet është përmbytur, në vetëm pak minuta shi. Kjo rrugë është thuajse e mbuluar nga uji.Pra me pak minuta shi, përmbyten direkt rrugët tona. Por kush e ka fajin? Shiu që bie?

E kanë fajin ata që ndërtojnë, por ndërtojnë për faqe të zezë?E kanë fajin ata që mbledhin taksat tona piëkrisht që rrugët të mos përmbyten në këtë mënyrë? Të gjithë e dimë kush e ka fajin, por “hajt mo” se do kalojë, ashtu sic kemi bërë dhe herët e tjera, e ashtu sic do bëjmë gjithmonë.