




Kreu i Komuniteti Mysliman, Bujar Spahiu këtë të dielë ka uruar të gjithë myslimanët për festën e Fiter Bajramit.
Spahiu përmes një postimi në Facebook, shprehet se Bajrami nuk është festa e heqjes së kufizimit për të ngrënë e për të pirë, por festë e përmbylljes me sukses, me lejen e Zotit, të një rrugëtimi të përsosjes shpirtërore.





Ndër të tjera ai thekson se për një muaj e kemi lutur Zotin ta begatojë me paqe dhe stabilitet vendin tonë dhe ta furnizojë popullin tonë dhe gjithë botën mbarë në këto kohëra vështirësish të mëdha./Xh.Xh/driate.net