Vuan nga kanсeri dhe do t’i nënѕhtrohet një oрeraсioni! Daily Mail: Рutin do të tërhiqet рërkohësiѕht nga drejtimi i luftëѕ

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, dyshohet se do ti nënshtrohet një operacioni pasi vuan nga kanceri. Rrjedhimisht mund të detyrohet që të heqë dorë nga kontrolli i luftës në Ukrainë, përkohësisht derisa të arrije rikuperimin.

Për ta zëvendësuar deri sa të rimarrë veten, diktatori rus thuhet se do të emërojë kreun e Këshillit të Sigurimit dhe ish-shefin e FSB-së, Nikolai Patrushev,.

Shadowy Patrushev, 70 vjeç, shihet si “arkitekt” kryesor i strategjisë së luftës deri më tani dhe njeriu që e bindi Putinin se Kievi është i mbushur me neo-nazistë.

Pretendimet e jashtëzakonshme u shfaqën në kanalin e njohur “General SVRi cili raportoi se Putin ka kancer pjesën e abdominalit si dhe vuan nga sëmundja e Parkinsonit.
Operacioni ishte planifikuar për gjysmën e dytë të prillit, por u shty për shkak të planeve të tij për pushtimin e Ukrainës.
Burimi: Daily Mail
Top Channel