Vodhën pesë pula dhe dy gjela dënohen me 400 euro gjobë dhe 120 orë punë

Gjykata Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, i ka dënuar me 400 euro gjobë dhe 120 orë punë në dobi të përgjithshme, A.M.

dhe T.R., të cilët akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë hyrë në oborrin e të dëmtuarit B.R., dhe te koteci i pulave ia kishin marrë pesë pula dhe dy gjela.

Një vendim të tillë e ka marrë gjykatësja Zajrete Muhaxheri, më 3 dhjetor të vitit të kaluar, pasi dy të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë.