Ѕhрërthim i fuqiѕhëm në Turqi! Ka të νdekur, eksperti ngre alarmin: Vini maskat!

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar së fundmi në një fabrikë bojërash në zonën industriale në Stamboll në rrugën Orhanlı Ortamahalle Atayolu për shkaqe ende të panjohura.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar një numër i madh zjarrfikësish dhe ekipet mjekësore.

Nga shpërthimi kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur nëntë të tjerë. Ndërkohë Prof. Dr. Orhan u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos dalin jashtë pasi bëhet fjalë për lëndë kimike.

“Vini urgjent maskat dhe mos e thithni tymin” – paralajmëroi ai.