E FUNDIT/ Lëkundje të forta në Greqi, ѕa ballë iѕhte tërmeti

Greqia është goditur sërish gjatë orëve të fundit nga një tërmet i fortë.

Forca e tërmetit ka qenë 4.8 ballë.

Epiqendra e goditjes ka qenë 45 kilometra nga zona e Iraklisit dhe me thellësi 12 kilometra.

Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.

Kujtojmë që Greqia prej disa muajsh është nën goditjen e vazhdueshme të tërmetit, ku dhe pak ditë më parë ka patur sërish lëkundje të forta./albeu.com