Pamje drithërueѕe/ Вabai “shembet” mbi arkivolin e vajzës 3-muajshe dhe gruaѕ së tij, raketat ruse i ѕhuan familjen

Lufta në Ukrainë vijon t’i paraqesë botës imazhe tro nditëse, ndërsa bombardimet nuk kursejnë as jetën e fëmijëve.

Një baba i ri ukrainas, Yuri Glodan, është shkatërruar ndërsa u detyrua që të varrosë në të njëjtin ditë vajzën e tij vetëm 3-muajshe, bashkëshorten dhe vjehrrën.

Momentet e fotografuara gjatë ceremonisë mortore janë rrëqethëse, ndërsa ai shihet duke qarë me dënesë mbi arkivolin e vogëlushes së tij.

Duke shtrënguar një nga lodrat e saj të preferuara, Yuri kishte vazhdimisht një pyetje që i rrinte në mendje: Përse kjo duhej t’i ndodhte familjes së tij të vogël? Vajzës së tij syshkruar vetëm 3-muajshe?!

Shuarja e tre brezave erdhi si pasojë e goditjes së apartamentit ku ato jetonin nga dy raketa ruse. Nga ky shpërthim humbën jetën edhe 8 persona të tjerë.