Rrahen fort dy vajza të mitura, njëra përfundon në Polici – s’dihet motivi

Numri i rasteve të përleshjeve mes të miturve nëpër rrugët e kryeqytetit çdo herë e më shumë po rritet. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Lagjen e Spitalit, ku janë të përfshira një 17-vjeçare dhe një 14-vjeçare.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se dy të dyshuarat janë rrahur mes vete në orët e mëngjesit.

Pas marrjes së informatës nga ana e Policisë, të dyshuarat janë shoqëruar në stacion, ku janë marrë deklaratat e tyre nga hetuesit policorë.

Sipas të njëjtave burime, pas përfundimit te intervistimit, prokurorja kujdestare ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarës 17-vjeçare.

E njëjta është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë dhe ndaj saj është iniciuar rasti “sulm”.

Motivi i ngjarjes ende nuk dihet.