“Donaldi ka drama”/ Nga thashethemet për ftesën e Bora Zemanit në emision, te debati me Einxhel Shkirën dhe pjesëmarrja në BBV2, rrëfehet Romeo Veshaj

Aktori Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donald Veshajt, ka folur në lidhje me thashethemet që qarkulluan se Bora Zemani do të jetë e ftuar në emisionin e tyre.

Romeo Veshajt iu kërkua t’i bënte Bora Zemanit një ftesë live teksa ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, në një lojë që u zhvillua. Moderatoret gjithashtu i kërkuan një përgjigje në lidhje me thashethemet që kanë qarkulluar.

“Këto nuk më takojnë mua si punë. Mos më bëj të flas”, u përgjigj Romeo.

Një temë tjetër që u diskutua gjatë lojës me pyetje-përgjigje, është edhe debati i fortë që vëllai i tij binjak, Donald Veshaj, pati me Einxhel Shkirën brenda BBV. Moderatorja i akuzoi vëllezërit Veshaj se nuk e kanë paguar kur ajo punonte për ta dhe se e kanë hequr nga puna pa të drejtë.I pyetur lidhur me këtë çështje Romeo zbuloi se nuk ka pasur asnjë lloj përballje me Einxhelin.

Teksa po fliste për emisionin “Më lër të flas”, Romeo dha disa detaje, ku u ngacmua nga moderatorja e emisionit në lidhje me dramat.

“Unë jo po Donaldi ka drama”– tha Romeo ndërsa pyetjes se pse Donaldi nuk ka dhënë intervista ai iu përgjigj duke thënë:

“Nuk e kanë ftuar Donaldin. E dyta Donaldi është pak hermetik si njeri dhe zgjedh që të mos dali.”

Pjesë nga intervista:Cili do të doje ta kishte fituar?“Mendoj Pm, ose Fifi. Nga finalja Benida ndoshta. S’kemi rastisur (s’jemi takuar)” – tha Romeo.A do të futetshe në BBV?

“Po u futa e fitoj, dhe do të thonë ia dhanë sepse nuk ia dhanë Donaldi. Bëj shaka, por nuk do futesha. Sepse e njoh veten time. Më trembin pak këto hapësirat e mbyllura.

Cilat janë zënkat e tua me Donaldin?

“Unë me Donaldin zihemi për gjëra shumë banale, mund të mos zihemi siç mund të kenë probleme vëllezër për lekë, prona etj etj. Ne zihemi për gjëra: Ma merr pak karikuesen.”Keni pasur ndonjë rast që keni pëlqyer të njejtën vajzë?

“Jo, ti i ke parë shijet e Donaldit, unë kam shije të tjera”.Single për momentin të dy?
“Unë po, për Donaldin nuk e di.”