–





Ishte një puntatë e ngarkuar ajo e së premtes në “PërPuthen” për Anën, pas transmetimit të takimit mes Fationit dhe Melisës.
Ana e tregoi qartë xhelozinë e mbase dhe zhgënjimin nga Fationi, ndërsa kishte përgatitur edhe “një roman të tërë”, siç e cilësoi ajo, për t’ja thënë Fationit.
E ndërsa lexoi vetëm rreshtat e parë, drejtuesja e emisionit, Bora Zemani, i tha se nuk ka kohë për një diskutim të gjatë, duke i premtuar se do të kishte kohë të diskutonte me Fationin të hënën.
Por Ana u ngrit duke thënë “deri të hënën flasim”, ndërsa goditi me shuplakë Fationin dhe u largua. Nuk dihet ende nëse ajo ka marrë vendimin për t’u larguar edhe nga emisioni.
Ditën e shtunë, kasti i protagonistëve dhe stafi i “Përputhen” u panë në një darkë festive, për të festuar me sa duket për shikueshmërinë e madhe që ka arritur emisioni.
Por ajo që u vu re, ishte se Ana nuk ishte prezente në këtë darkë, shkruan meganews.al. Shumë persona i adresuan pyetje autores Olsa Muhameti, e cila u përgjigj në Instagram.
Pyetja ishte:
A do kthehet Ana të hënën në emision?




