Firma s’i përgjigjej, e moshuara shtron me lekët e veta rrugën e lagjes

Një grua e moshuar në Angli ka shpenzuar më shumë se 4 mijë paund për të rregulluar rrugën e lagjes së saj, e cila ishte plot me gropa. Gjesti i Elizabeeth Williams, 89 vjeç, edhe pse nuk ka makinë është vlerësuar nga banorët e lagjes.

Elizabeth tha se së bashku me fqinjët e saj ishin ankuar disa herë, por nuk kishin marrë përgjigje, kështu që e moshuara ka nxjerrë para nga xhepi i saj dhe ka rregulluar rrugën.

Ndërkohë Elizabeth tha: “Ndihem mirë për këtë tani, por ishte e tmerrshme, gropat ishin të tmerrshme. Unë thjesht doja të bëja diçka për ta rregulluar. Mendova thjesht do ta bëj. Është gjithashtu një dhuratë për fqinjët e mi të cilët janë shumë të mirë”.