Apple “humbë” në gjykatë: Duhet të paguajnë blerësint sepse nuk dërgoi një karikues me iPhone-in e ri

Apple duhet të paguajë pak më shumë se një mijë dollarë për një klient, sepse nuk dërgoi një karikues me iPhone-in e ri. Një gjykatë braziliane ka vendosur që kompania duhet të jetë përgjegjëse për shitjen e pajisjeve pa karikues.

Gjykata arriti në përfundimin se praktika e kompanisë kërkonte që blerësi të blinte dy artikuj të veçantë në mënyrë që njëri prej tyre të mund të funksiononte siç duhet, gjë që ata e quajtën një “praktikë të paligjshme biznesi”.

Prandaj, Apple u urdhërua t’i paguante blerësit 5,000 reai brazilian (1,081 dollarë) dhe t’i dorëzonte një karikues. Apple ka 10 ditë për ta bërë këtë, përndryshe do të duhet të paguajë një gjobë shtesë.

Apple ndaloi dërgimin e përshtatësve për pajisjet e saj në vitin 2020 dhe qeveria braziliane e gjobiti kompaninë me 2 milionë dollarë. Kompania u përpoq ta justifikonte me “shqetësim mjedisor”.

“Nuk është e udhës që një masë e tillë të synojë uljen e ndikimit në mjedis, pasi sipas të gjitha provave, i pandehuri vazhdon të prodhojë një aksesor kaq të rëndësishëm për pajisjen, por tashmë e shet veçmas”, ka përfunduar gjykata.