Macroni siguron “bashkëjetesën” me BE dhe Evropën, Franca shpërthen në festë për rizgjedhjen e liderit të tyre (Pamje nga festimet)

Shumë qytetarë francezë kanë dalë për të festuar fitoren e Presidentit të rizgjedhur Emmanuel Macron. Ai fitoi me 58.2% të votave, kundrejt kandidates së ekstremit të djathtë, marine Le Pen, e cila siguroi 41.8% të votave.

Qytetarët në Paris dhe qytete tjera dolën për të festuar, pasi kjo fitore nënkupton vazhdimin e bashkëpunimit mes Francës dhe BE-së.

Po ashtu dhe zgjerimin e kësaj të fundit, përkundër Le Pen, e cila kishte pikëpamje ekstreme kundër refugjatëve, myslimanëve, BE-së dhe NATO-s.