Sot i jeрet lamtumira e fundit 27-vjeçarit që e mbyti rrуma dje në Pejë

Dje për shkak të kontaktit që pati me rrymën elektrike, Fatos Zekolli nga Bllaca e Suharekës, ka mbetur i vdekur në lagjen “Dardania 3” në Pejë.

V arrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:00.

Siç raportoi Sinjali dje, i ndjeri ka qenë duke punuar me një vinç në kohën kur ka ndodhur rasti.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se do të dalin me detaje pak më vonë.

“Rreth orës 10:16 Policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor i cili ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha ai.

/GazetaSinjali/