Me një qiri në duar, Vladimir Putin merr pjesë në meshën e Pashkëve Ortodokse (FOTO)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka marrë pjesë në meshën e Pashkëve Ortodokse të zhvilluar nga kisha ortodokse ruse, e cila ka mbështetur fuqishëm atë që Kremlini e quan operacioni special ushtarak në Ukrainë.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Putin qëndroi në njërën anë në Katedralen e Moskës, Krishti shpëtimtar duke mbajtur një qiri të kuq të ndezur gjatë shërbimit të mesnatës, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Ndërkohë kujtojmë se Lufta në Ukrainë ka hyrë sot në muajin e dytë të saj. Deri më tani janë regjistruar shumë viktima ndërsa miliona ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre në kërkim të një strehe të sigurt