Dj Sardi zbulon për herë të parë portretin e të birit dhe neve mendojmë që është kopje e …

Pak muaj më parë, deejay i njohur Sardi Shehu dhe partnerja e tij, Jonisa Sinorukaj u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën në jetë një djalë që e pagëzuan me emrin, Zais Denzel, lexoni “E gjithë bota m’u shemb përpara teje”, Dj Sardi sapo na prezantoi me të birin e porsalindur.

Dje janë bërë tre muaj nga ardhja në jetë e vogëlushit dhe Sardi ka ndarë me ndjekësit një foto teksa ka shkruar: “Ora 07:00. – Mami mendoj që ta zgjojmë babin se boll ka fjetur. Se unë bëra 3 muaj sot dhe tani është ora për të luajtur”.

Kjo është hera e parë që ai dan një foto duke zbuluar portretin e plotë të të voglit të tij, pasi deejay është shumë hermetik sa i përket jetës personale, dhe ajo që na habiti është ngjashmëria e madhe mes të dyve. Ndryshe nga ç’ndoh zakonisht, Zais nuk është çuni i mamit, por i babit.