Në Shqipëri 1 kile domate është mbi 200 lekë, në Kroaci domatja jonë shitet për një shifër qesharake

Shqiptarët po përballen me çmime të larta muajt e fundit në Shqipëri, e sipas qeverisë përgjegjësi kryesor për këtë është situata në Ukrainë, që ka filluar në fund të shkurtit e nuk dihet kur do mbarojë.

Mirëpo, pasojat e kësaj situate për çudi ndihen vetëm në Shqipëri, pasi në vendet e tjera janë marrë masa dhe gjithçka vijon normalisht.

Në Itali, çmimi i naftës shënoi rënie drastike, pas ndërhyrjes së shtetit, ndërsa në Shqipëri ngrihet sa herë që i do qejfi Bordit të fasmhëm të Transparencës.Gjithashtu edhe produktet e shportës në shumë vende të Europës janë rritur shumë pak, ndërsa në Shqipëri kanë kapur majat, thuajse është dyfishuar cdo produkt.

Megjithatë, ky rast që do ju paraqesim tani është disi absurd. Siç shihet nga fotoja e mëposhtme, një shqiptar, i cili ndodhet në Kroaci na ka treguar se si domatja shqiptare po shitet me 0,75 Euro, duke shënuar një rënie me 50%.Ndërkohë në Shqipëri, domatja po shitet me 200 lekë dhe në disa supermarkete me emër e gjen dhe me 300 lekë për kile apo dhe më shumë.