Gati gjysma e gjermanëve dhe francezëve janë kundër Shqipërisë në BE

Thuajse gjysma e francezëve dhe gjermanëve mendojnë se Shqipëria nuk është gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, sipas YouGov.

Megjithatë, kjo përqindje është më e ulët e ajo e vitit 2018.

43% e francezëve të anketuar në vitin 2022 janë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndryshe nga viti 2018 ku përqindja ishte 56%.

Më e lartë është përqindja e francezëve që janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku në vitin 2022 është 21% krahasuar me 13% në 2018.

Edhe popullsia gjermane duket se ka deri diku të njëjtin mendim, pasi 44% e tyre mendojnë se Shqipëria nuk është gati për të qenë pjesë e BE, por sërish kjo shifër është më premtuese se e vitit 2018, ku 55% e gjermane ishin kundër.

25% e gjermaneve janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndryshe nga viti 2018 ku kjo shifër ishte 21%.

Sa i përket vendeve të tjera të Europës si Spanja dhe Italia, ka një raport të përmbysur.

40% e spanjollëve në vitin 2022 janë dakord që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, ndërsa 24% janë kundër.

Vendi që është më përkrahës që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së prej këtyre është Italia, ku 45% janë pro dhe 27% kundër.

Qytetarët e këtyre katër vendeve të Europës, sipas sondazhit ndajnë me përafërsi të njëjtin qëndrim edhe në raport me vendet e rajonit si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja Hercegovina.

Kështu, përqindja më e lartë e francezëve dhe gjermanëve mendojnë se vendet e rajonin nuk janë gati për t’u bërë pjesë e BE-së, por ndryshe ndodh me Spanjën dhe Italinë.

Për Malin e Zi, 35% e francezëve janë kundër anëtarësimit në BE, ndërsa 26% janë pro. Sa u përket gjermanëve, 35% janë kundër anëtarësimit të Malit të Zi në BE, ndërsa 30% janë pro. 45% e spanjollëve mendojnë se Mali i Zi duhet të jetë në BE, ndërsa 18% janë kundër. Sa u përket italianëve, 28% janë pro e 30% kundër.

Për Serbinë, 42% e francezëve janë kundër anëtarësimit të këtij vendi në BE, e 23% janë pro. Gjermanët, 41% e tyre mendojnë se Serbia nuk duhet të jetë në BE, 27% mendojnë se duhet. 41% e spanjollëve besojnë se Serbia duhet të jetë në BE, 23% janë kundër. 37% e italianëve mendojnë se Serbia nuk duhet të jetë në BE, ndërsa 33% janë pro.

Maqedonia e Veriut sipas 36% të francezëve nuk duhet të jetë në BE, ndërsa 23% mendojnë se duhet. 36% e gjermanëve, nga ana tjetër, mendojnë se RMV duhet të jetë në BE, ndërsa 31% mendojnë se nuk duhet. Spanjollët, 45% e tyre mendojnë se RMV duhet të jetë në BE, 19% janë kundër. 35% e italianëve mendojnë se RMV duhet të futet në BE, 32% janë kundër.

Për Bosnjën dhe Hercegovinën, 40% e francezëve mendojnë se nuk duhet të futet në BE, 24% mendojnë se duhet. Gjermanët, 35% janë kundër anëtarësimit të këtij vendi në BE, 33% janë pro. 45% e spanjollëve janë pro anëtarësimit, 19% janë kundër. Ndërsa 35% e italianëve mendojnë se Bosnja e Hercegovina duhet të futet në BE, ndërsa 325 janë kundër.

Sa i përket Kosovës, 44% e francezëve janë kundër anëtarësimit të saj në BE, 19% janë pro. 41% e gjermanëve janë kundër Kosovës në BE, 27% e tyre janë pro. Ndërsa, 35% e spanjollëve mendojnë se Kosova është gati për në BE, 27% kundër. 35% e italianëve nuk janë pro anëtarësimit të Kosovës në BE, 33% e mbështesin anëtarësimin.

Shteti për të cilin katër vendet e Unionit janë më shumë dakord për anëtarësimin e tij në BE është Norvegjia, ku mbi 70% popullsisë së këtyre vendeve është pro, dhe nën 10% kundër.

Të dhënat janë marrë nga anketimi i 19739 të rriturve në Francë, 2045 në Gjermani, 1021 në Spanjë dhe 1020, për periudhën kohore 9-21 mars.

Anketimi është bërë nga kompania ndërkombëtare e të dhënave YouGov, që mat opinionin publik për çështje të ndryshme përmes sondazheve.