Shkuan te vajza рër iftar, familjeѕ i hyjnë hajnat e i vjedhin рara dhe ari në vlerën e 4 mijë eurove

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shakovicë të Podujevës. Një familje atje u kanë hyrë hajnat, derisa ata ishin te vajza për iftar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Pronari i shtëpisë së grabitur thotë se hajnat vodhën 800 euro para të gatshme e stoli ari, në vlerë rreth 4mijë euro.

“I kanë marrë 800 euro edhe dukatë të resë çka ka pas. Vlera 3-4 mijë euro. S’ka pa kërkush kurgjë. N’kohë iftari kanë ardhë”, ka thënë pronari për Klan Kosovën.

Rasti është raportuar tek organet e rendit të cilat tani po e hetojnë rastin./Reporteri.net