Nëse keni në shtëpi euro mos i thyeni këto ditë, se do bëheni pishman

Euro shënon rënien më të madhe në vendin tonë që prej vitit 2007. Ekspertët shohin disa shkaqe për këtë lëvizje të ndjeshme në tregun e këmbimit valutor.“Ky çmim është pak a shumë me atë të 2007 ku ka pasur nivelin më të ulët historik.

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për të rritur normën e interesit, një aspekt tjetër mund të jetë OSHEE që kishte import të lartë të energjisë dhe kishte nevojë për euro ata tani kanë më pak nevojë për euro pasi nuk dalin në treg”, tha eksperti Klodian Muço për Tv Klan.Sipas ekspertëve, forcimi i lekut sjell disavantazhe për eksportuesit e mallrave shqiptare. “Një forcim i lekut do rrisë kostot e eksportit. Eksportuesit arkëtojnë në euro, por paguajnë në lekë, redukton të ardhurat e eksportuesve.

Eksportuesit nga ana tjetër kanë një impakt në punësim. Nëse kjo ulje do vazhdojë mund të mbyllë vende pune”.Por në krahun tjetër forcimi i lekut dhe rënia e euros përbën avantazh për importuesit, të cilët duhet ta reflektojnë në uljen e çmimeve në tregjet shqiptare.“Për importuesit ka avantazh sepse shesin në lekë, por blejnë në euro. Në të tilla kushte ata arkëtojnë më shumë.

Uroj që ky arkëtim të kalojë edhe në xhepat e qytetarëve që qytetarët të blejnë produktet e importuara me çmim më të ulët, por tregtarët atë marzh që fitojnë e mbajnë në xhepat e tyre”.Në muajin Mars, euro kapi vlera të larta në kursin e këmbimit valutor, duke nënvlerësuar lekun. Ishte ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë, që hodhi Euro në treg për të stabilizuar kursin.