Нiѕtoria që tronditi oрinionin рublik italian, 35-vjeçarja humb jetën раѕ ndërhуrjeѕ për zmadhimin e gjokѕit në kuѕhte ѕhtëрie

I kishte shpëtuar një tentative vrasѕjeje nga ish-bashkëshorti në 16 nëntor të 2020-s, por s’e kishte menduar kurrë që do të humbte jetën tragjikisht nga një prej ndërhyrjeve estetike më të përhapura vitet e fundit: zmadhimi i gjoksit. Historia e Samantha Migliore-s, gruas 35 vjeçare nga Maranello, në qytetin e Modena-s, ka tronditur ditën e sotme gjithë opinionin publik italian dhe jo vetëm.

Mamaja e tre e fëmijëve, e martuar për herë të dytë muajin e shkuar, po planifikonte prej kohësh qe të ndryshonte dekoltenë e saj.

Ishte konsultuar me një estetiste që kishte pranuar t’i bënte trajtimin në fjalë në shtëpi, pa ditur se ky person nuk ishte i autorizuar për të kryer procedura të kësaj natyre. Dhe kështu ndodhi. Ditën e djeshme ajo u paraqit në shtëpinë e të resë, por pas shfaqjes së problemeve të para ajo u largua.

Kanë qenë familjarët e Samantha-s që kanë lajmëruar 118-n, por 35-vjeçarja ndërroi jetë menjëherë pasi mbërriti në spitalin e Baggiovara-s. Deri më tani nuk janë zbardhur akoma shkaqet e vd ekjes së Samantha-s, por sipas hipotezave të para ajo mund të ketë h umbur jetën nga shoku anafilaktik ose arresti kardiak si pasojë e lëndës së injektuar në trupin e saj.