




Konkurrentët e emisionit të ‘’Për’puthen’’ janë mjaft aktivë në rrjetet sociale duke postuar foto apo video nga prapaskenat e programit por edhe të takimeve të tyre.
Kështu ka ndodhur së fundmi me konkurrentin, Sami Berisha. Ditën e sotme ai ka postuar një video nga takimi me Ifgjenia Dhedhes. Ata shfaqen mjaft të afërt dhe nuk kursjenë as puthjet ndaj njëri-tjetrit.
‘’Me ca lule me një vend’’, ka shkruar ai mbi videon e postuar në ‘’InstaStory’’.





Pas kësaj, Berisha ka postuar një bisedë me një nga ndjekësit e tij ku ka ngatërruar Efin me moderatoren Bora Zemani. Ndjekësi është konfuzuar duke i shkruar se konkurrenti ka dal në takim me Borën.
‘’Thashë qe me Borën pasha krejt’’, shkruan ai. Nga ana tjetër, konkurrenti i ka replikuar duke i shkruar se Efi është më e mirë se Zemani. ‘’ Hahahaha, më e mirë se Bora kjo’’, ka qenë përgjigja e Samiut.