Florian Marku po i shijon pushimet luksoze pas fitores së madhe në boks

Muaji prill ishte për t’u mbajtur në mend për Florian Markun.

Boksieri shqiptar e mposhti britanikun Chris Jenkins në fillim të muajit, për ta mbrojtur titullin e kampionit, ndërsa tash me të drejt ia ka bërë vetes dhuratë një pushim luksoz.

Në fotografitë e postuara në rrjetet sociale, 29 vjeçari shihet i lumtur me familjen e tij teksa e shijon këtë pushim, ku nuk mungoi veshja si sheik dhe pirja e “shishas” në Dubai, ku po qëndron bashkë me partneren e tij dhe djalin e tyre, shkruan “Gazeta Express”.

E pasi të kthehet nga pushimet, boksieri që jeton në Angli do të bëhet gati për sfidat që e presin.

Ai nuk e ka fshehur dëshirën për ta zhvilluar meçin e radhës në Shqipëri.

Gjithashtu, pas fitores ndaj Jenkins, Marku ka thënë se do të donte që kundërshtari i tij i radhës të jetë, Amir Khan, i cili është mjaft i fuqishëm. /Gazeta Express/