MuΙtimiΙioneri ruѕ νret me ѕëрatë gruan dhe νajzën e tij, më раѕ νeten

Një multimilioner rus ka goditur për vdеekje me sëpatë gruan dhe vajzën e tij adoleshente, në vilën e tyre luksoze në Spanjë, para se të vr iste veten.

Sergey Protosenya besohet se ka vrarë gruan Natalia dhe vajzën e tij 18-vjeçare në vilën e tij në Lloret de Mar në Costa Brava të Spanjës, sipas medieve lokale.

55-vjeçari mbajti postin e zëvendëskryetarit në Bordin e Drejtorëve për kompaninë e gazit natyror ‘Novatek’ për më shumë se shtatë vjet dhe ka grumbulluar një pasuri prej rreth 330 milionë eurosh.

Familja ruse jetonte në Francë, por vizitoi rezidencën spanjolle si shtëpinë e tyre të dytë, thonë raportet.

Protosenya dhe gruaja e tij 53-vjeçare kishin dy fëmijë së bashku, vik timën 18-vjeçare dhe një djalë adoleshent, i cili ishte në Francë në kohën e vrаasjeve.

Djali adoleshent telefonoi policinë katalunase, kur ai nuk ishte në gjendje të kontaktonte me ndonjë nga anëtarët e familjes së tij, raporton Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Oficerët kontrolluan vilën dhe gjetën Protosenyan të v dekur në oborr, para se të gjenin trupat e pajetë të gruas dhe vajzës së tij adoleshente në shtëpi.

Sipas raporteve lokale, policia po punon në hipotezën se Protosenya i vrau gruan dhe vajzën me sëpatë, derisa ishin duke fjetur.