Kush është më i bukur nga binjakët, Donaldi jep përgjigjen epike që Romeo me siguri do e kundërshtojë

Donaldi dhe Romeo janë padyshim binjakët më të famshëm në Shqipëri. Ata janë në qendër të portaleve dhe mediave rozë, ku përditë ka nga një ose më shumë lajme në lidhje me ta.

Së fundmi, është thënë se djemtë do të fillojnë emisionin e tyre shumë shpejt. Ndërkohë, ata janë shumë aktiv me koncerte dhe padyshim në rrjetet sociale.

Emisioni “Më lër të flas” pritet të fillojë më 29 prilli dhe do të na shoqërojë cdo të premte në vijim. E ftuara e para thuhet se do jetë Fifi, ish-banore e BBV bashkë me Donaldin.

Ndërkohë, dy vëllezërit e kalojnë thuajse gjithë kohën bashkë, duke bërë përgatitjet e fundit për emisionin, duke u marrë me koncertet e shumta që kanë dhe sigurisht planet që kanë për muzikën më tutje.

Pak orë më parë, Donaldi ka ndarë në Instastory një foto, ku shfaqen të dy. “E njëjta buzëqeshje. Ok unë jam pak më i bukur”, ka shkruar ai përmbi foto, me plot humor. Ndërsa, fansat janë vendosur në dilemë se cili prej tyre realisht është më i bukuri.

Kush është më i bukur nga binjakët, Donaldi jep përgjigjen epike që Romeo me siguri do e kundërshtojë
Deri tani nuk ka asnjë kundërpërgjigje nga Romeo, që me siguri nuk do vonojë, ose nëse hesht do të thotë që është dakord me atë që tha Donaldi, pra që ai është pak më i bukur.