Nga ish-i i Bora Zemanit, tek femrat ѕ*kѕi të ekranit, kush janë VIP-at e përfolur për t’u futur në Big Brother 2

Teksa të gjithë vijojnë të ndjekin personazhet e dalë nga Big Brother duket se kanë nisur të përfliten edhe emrat e personazheve që do të jenë në edicionin e dytë të këtij formati.

Kujtojmë se përgjatë kohës që ky spektakël po zhvillohej të shumtë ishin personazhet që deklaruar se kishin refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e reality. Megjithatë jemi të bindur, që duke parë famën që personazhet morën, janë penduar ata që nuk pranuan të bëheshin pjesë e lojës.

E duket se edicionin e radhës, të shumtë do të jenë ata që do ta mirëpresin këtë ftesë. Por teksa duhen edhe më shumë se 6 muaj që të nis transmetimi, në rrjet kanë nisur të përfliten tashmë emrat e parë të personazheve që do të bëhen pjesë e shtëpisë.

Me interes të madh është parë nga ndjekësit emri i Vin Velit, si një ndër personazhet që pritet të jetë në këtë format.