Qeveria heq dorë nga satelitët? Edi Rama: Vonesat s’ janë në dorë time, po zotimit nuk i ndahem jo!

Kryeministri Edi Rama, reagon për lajmet se qeveria e drejtuar prej tij ka hequr dorë nga projekti i dërgimit në hapësirë të dy satelitëve. “Albania 1” dhe “Albania 2” do të dilnin në hapësirë në muajin mars 2022, por kjo nuk ka ndodhur.

Në reagimin e tij, kryeministri Rama lë të kuptohet se kanë ndodhur disa vonesa gjatë këtij procesi, të cilat shpjegon se nuk janë në dorën e tij. “[…] Po zotimit s’i ndahem jo”, shkruan ai në Twitter, duke pohuar se qeveria nuk ka hequr dorë nga satelitët.

“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna! Po një gjë çuditem si nuk duan ta kuptojnë: Unë them atë që bëj e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim, po zotimit s’i ndahem jo”, shkruan Rama.