Boris Johnson i vendosur, zotohet t’i japë fund varësisë nga nafta dhe gazi i Putinit

Teksa faza e dytë e luftës në Ukrainë ka filluar , kryeministri britanik Boris Johnson u ka thënë deputetëve në Westminster se prioritetet e qeverisë në MB duhet të jenë afatgjata pasi “ne përballemi me pasgoditjet ekonomike të agresionit rus”.

Ai thotë se po shikon të trajtojë ndikimin e çmimeve britanike të energjisë dhe faturave familjare. Më tej ai ka theksuar se qeveria britanike do të mbështësë familjet që vjanë në vështirësi për t’i dhënë fund varësisë nga nafta dhe gazi i Putinit dhe për të siguruar që energjia të jetë më e lirë.

Kryeministri u zotua të bëjë energjinë britanike më të gjelbër, më të përballueshme dhe më të sigurt, duke ndërtuar reaktorë të rinj bërthamorë dhe duke u bashkuar me aleatët për të “përballur agresionin e Putinit”.