Kina ka raрortuar raѕte dhe vdekje të ѕhumta ditëve të fundit për shkak të infektimit me С0VΙD-19

Kina ka raportuar për shtatë vdеekje tjera nga koronavir usi në Shangai më 19 prill, pas raportimit për qindra mijëra raste të infektimit, ndonëse qyteti është në izolim.

Sipas autoriteteve, në dy ditët e fundit është raportuar për 10 vd ekje.

Pekini insiston në politikën e saj për zero raste me koronavirus dhe masa të ashpra izolimi, testime masive dhe karantina të gjata.

Në disa postime të paverifikuara në rrjetet sociale është pretenduar se vde kjet në Shangai nuk janë duke u raportuar.

Zyrtarët shëndetësorë në Shangai kanë thënë që më pak se dy të tretat e banorëve mbi 60 vjeç kanë marrë dy vaksina për koronavi rus dhe më pak se 40 për qind ka marrë dozën përforcuese.

Në shtatë rastet e fundit të vdekjeve, viktimat kanë qenë të pavaksinuara, kanë thënë autoritetet e qytetit.

Më shumë se 25 milionë banorë të Shangait janë izoluar nëpër shtëpitë e tyre prej muajit mars.
Shumë prej tyre janë ankuar nëpër rrjetet sociale se kanë pak rezerva të ushqimit.