Njeriu më i pasur në botë: Jam i pastrehë, jetoj te shokët, nuk shkoj për pushime

Njeriu më i pasur në botë: Jam i pastrehë, jetoj te shokët, nuk shkoj për pushime
Ai është njeriu më i pasur në botë dhe të gjithë kur dëgjojnë emrin e tij mendojnë se jeton në një luks të paparë, shkon kudo me pushime, ka nga 20-30 shërbetorë etj, por jo nuk është tamam kështu.

Elon Musk thotë se nuk ka shtëpi të tijën dhe se fle te krevatet boshe te shtëpitë e miqve të tij, ndonëse është njeriu më i pasur në botë.Në një intervistë për “TED”, Musk tha se nuk ka shtëpi dhe gjatë kohës që punon në San Francisco, pranë selisë qendrore të Tesla-s, qëndron te miqtë e tij në “Bay Area”.“Unë nuk kam as një shtëpi për momentin, po qëndroj në shtëpitë e miqve,” tha 50-vjeçari, i cili zakonisht jeton në Teksas.

“Nëse udhëtoj në Bay Area, ku është pjesa më e madhe e inxhinierisë së Teslës, në thelb qëndroj sa në një shtëpi te tjetra, te miqtë e mi”.

Themeluesi i kompanive multimilionëshe, Tesla dhe SpaceX tha se nuk ka në pronësi të tij as jaht dhe se nuk bën pushime.“Nuk kam jaht dhe nuk bëj pushime.

Shpenzimet e mija janë të vogla, me përjashtim të një aeroplani. Por nëse nuk e përdor aeroplanin, do të më mbetej më pak kohë për të punuar”, tha ai. Sipas Bloomberg, Musk ka një pasuri prej 251 miliardë dollarësh dhe është njeriu më i pasur në botë.