Nuk qenka “Të dua”, ja kush është fjala që burrat e kanë fiksim ta dëgjojnë nga gratë e tyre

Dashuria dhe respekti janë parësore në çdo marrëdhënie. Megjithatë dhe fjala magjike “të dua”, nëse përsëritet shpesh, e humbet rëndësinë e saj. Por përveç fjalëve “të dua”, ka disa fjalë të tjera të rëndësishme qe mund t’ja thoni të dashurit tuaj.Fraza “të vlerësoj” është në fakt më e fortë se “të dua”.

Pse? Pothuajse çdo person ka përjetuar tradhtinë në një moment të jetës së tij, ndaj jemi shumë të kujdesshëm kur dikush na thotë “të dua”.Por kur dikush na vlerëson, është një emocion i sigurt, thonë psikologët. Shprehjen “të dua” e përjetojmë shpesh si diçka të zakonshme.Për shembull, ne shpesh themi: “Ti e di që të dua”… Për shkak të përdorimit të vazhdueshëm, kjo frazë humbet fuqinë e saj.

Fraza “Të dua” mund të përdoret gjithashtu si një formë manipulimi – për të bindur një partner për diçka, për t’u qetësuar në një situatë të tensionuar.

Ndryshe nga fjala shpesh manipuluese “ti e di që të dua”, shprehja “të vlerësoj” vjen nga zemra, duke provokuar përgjigjen më të sinqertë.

Si t’ja thoni partnerit se e vlerësoni atë? Shikojeni në sy dhe thuaj: “Unë të vlerësoj që je kaq i mirë / i sjellshëm / i kujdesshëm / i mirë / fisnik / ambicioz …”Mos kini frikë të tregoni mirënjohje për gjërat e vogla: “Unë e vlerësoj larjen e enëve dhe pastrimin e shtëpisë” ose “Unë e vlerësoj shumë që i çon fëmijët në kopësht që unë të kem më shumë kohë për veten time në mëngjes”.