Ditë e triѕhtë рër Сristiano Ronaldon/ Georgina sjell në jetë vajzën, рor humbet djalin binjak

Cristiano Ronaldo pak minuta më parë ka ndarë një lajm të trishtë me të gjithë ndjekësit e tij. Bashkëshortja e tij, Georgina Rodriguez ditën e sotme ka sjellë në jetë binjakët e tyre, por fat keqësisht njëri nga binjakët e porsalindur ka ndëruar jetë.

Në postimin e tij Ronaldo bën me dije se fatkeqësisht djali ka humbur jetën vetëm pak pasi lindi, ndërsa vogëlushja e tyre ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore duke i dhënë forcë prindërve për këtë humbje të madhe.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndjejnë prindërit. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.

Duam të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre. Ne jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë. Zemër, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë. Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez”, shkruan Ronaldo.