Telefoni i mençur ia shpëton jetën ushtarit ukrainas

Ushtari ishte në vijën e parë të frontit, kur një plumb u shkrep në drejtim të tij nga ushtria ruse – ku ky plumb për pak centimetra nuk ia mori jetën.

E ajo çfarë e shpëtoi atë ishte pikërisht telefoni i mençur që e kishte pasur me vete, dhe plumbi kishte goditur atë dhe kishte ngecur brenda baterisë së telefonit.

Bëhet fjalë për një plumb të kalibrit 7.62, i cili siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, i kishte ngecur në telefon dhe nuk kishte depërtuar – duke ia goditur trupin.